Elbasan, nëna vret me thikë djalin 4-vjeçar, tenton vetëvrasje.

Postuar në 10 Gusht, 2014 03:58

Krimi në familje duket se i kalon përmasat e tragjikes, kur dora e nënës drejtohet nga vetë fëmija i saj. E kështu ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të së Dielës në fshatin Godolesh të Elbasanit, kur nëna 26-vjeçare ka qëlluar me thikë djalin e saj  vetëm 4 vjeç, duke e lënë të vdekur nga plagët e marra.

Në një moment reflektimi, ka qenë shumë e vështirë për Nexhmie Dushkun të gjendet para fëmijës së vrarë, e në këto kushte të rënda psikolgjike ka tentuar të vetëvritet duke qëlluar veten me thikë, por ka mbetur e plagosur.

Por ajo është zbuluar nga të afërmit e saj, të cilët kanë lajmëruar policinë, ndërkohë që 26-vjeçarja është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. 

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në kushtet e depresionit, nga i cili vuante prej 3 vitesh, kohë që përputhet dhe me vitet që ishte ndarë nga bashkëshorti. Ish-bashkëshorti i saj jeton në Angli, ndërsa prej kohësh, mësohet se midis çiftit të divorcuar ka pasur probleme mbi të drejtën e mbajtjes së fëmijës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.