Zvicër, pranga 27-vjeçarit shqiptar u kap me 11 kg heroinë në valixhe.

Postuar në 09 Gusht, 2014 08:25

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë zviceriane pasi është kapur me 11 kilogramë heroinë.

Sipas policisë shqiptarit, i cili po udhëtonte me një automjet mallrash,  i janë gjetur 11 kg heroinë në një valixhe.  

27-vjeçarit shqiptar  gjithashtu i janë gjetur edhe 3000 franga.

Ndërkohë policia zvicerane po punon për të identifikuar nëse persona të tjerë janë përfshirë në këtë trafik të lëndës narkotike, si dhe për të zbuluar pritësit e drogës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.