Skafi në flakë pas shkëndijës elektrike, plagoset lehtë pronari.

Një skaf i fuqisë së lartë dhe lukzos, ishte gati për t’u nisur në një guidë turistike në Gjirin e Vlorës kur ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Pronari i sofati, 45-vjeçari Shemsi Zemani, i cili ishte në bord, ka marrë plagë të lehta djegieje në në duar dhe këmbë.
Skafi ndodhej në portin e jahteve në Orikum të Vlorës, ndërsa mësohet se i lënduari është edhe pronar i një mobilierie në Vlorë.
Zemani është transportuar me ambulancë në spital, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak për përfshirjen në flakë mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Add new comment