Mori 2 mln euro me mashtrim të TVSH, ndalohet biznesmeni

Vihet në pranga Arjan Beraj, i cili që në datën 14 korrik ishte shpallur në kërkim pasi kishte ngritur një skemë mashtruese të TVSH-së, duke përfituar në shumë prej 2 milionë eurosh.
Arrestimi i 29-vjeçarit Beraj është bërë dje rreth orës 11:20 në qëndër Allias nga efektivët e Seksionit të Kërkimit. Në këtë skemë mashtrimi kanë qenë të përfshirë dhe 6 persona të tjerë të cilët mësohet se, janë arrestuar në ditët e kaluara. Pas një hetimi të përbashkët i Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Tatimeve, është arritur të zbulohet një skemë mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me një dëm ekonomik rreth 2 milionë euro. Në përfundim të hetimeve paraprake nga Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi masën arresti për 7 persona, nga të cilët 5 arrest me burg” dhe 2 në “arrest shtëpie”, të gjithë administratorë subjektesh, të akuzuar për “Fshehje të të ardhurave”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH”; “Mashtrimi”; “Fallsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Ndërkohë, nga hetimi janë evidentuar edhe disa persona të tjerë, për të cilët po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar nëse kanë rol dhe përgjegjësi në këtë skemë mashtruese. Sipas hetimit, rezulton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kanë krijuar 3 subjekte tregtare fiktive pa asnjë aktivitet. Këto subjekte fiktive, në bashkëpunim me disa subjekte të tjerë, të regjistruar sipas ligjit, kanë kryer një seri transaksionesh fiktive, me qëllim përfitimin e padrejtë nga rimbursimi i TVSH-së.
Këto subjekte kanë deklaruar fatura blerje, ku nga kqyrja e faturave të TVSH, rezulton se kryesisht, në blerje kanë të pasqyruara në fatura artikuj ushqimorë nga subjektet me aktivitet, importe konfeksionesh dhe fatura komisionesh të kartave me parapagim nga subjekte që rezultojnë të jenë fiktivë, etj.
Add new comment