Bllokohen mjete të tonazhit të rëndë merrnin zhavorr në Vjosë dhe Drino.

Postuar në 07 Gusht, 2014 03:26

Policia e Gjirokastrës ka bllokuar paraditen e sotme, 3 mjete të tonazhit të lartë, të cilat po merrnin zhavorr në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, mjetet e tonazhit të rëndë të bllokuara, shfrytëzonin basenin e lumit Vjosë e Drino. Gjithashtu mësohet se mjetet i përkisnin firmës së ndërtimit “Aliko sh.p.k”, administrator i së cilës është Drini Aliko nga Lazarati, i afërm i kryekomunarit Dasho Aliko.

Efektivët blu, theksojnë, se po vijon puna për verifikimin e aktivitetit të kompanisë së ndërtimit “Aliko sh.p.k.”

Bllokimi i këtyre 3 mjeteve të tonazhit të lartë, vjen në kuadër të nismës së policisë, për parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në basenin e lumit Vjosë e Drino. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.