Itali, shqiptari s'i ndalon policisë ndiqet...i kapen 53 kg marijuanë.

Një italian dhe një shqiptar kanë rtënë në pranga të policisë italiane, pasi në automjetin e tyre janë gjetur 53 kilogramë marijuanë.
Operacioni u zhvillua në Lecce dhe në pranga të policisë italiane ka rënë 53-vjeçari me iniciale Q.B shqiptar po udhëtonte herët në mëngjes sëbashku me shtetasin italian me iniciale C.F 33 vjeç më një mjet Ford Fiesta.
Shpejtësia e lartë me të cilin po udhëtonte mjeti ka ngjallur dyshime te inspektorët e policisë tatimore të Leçes, të cilët kanë lajmëruar menjëherë një Patrullë të Guardia di Financës, e cila arriti të ndalë mjetin në Cerano, në provincën e Brindisit.
Pas disa orë ndjekie në autostradën Lecce-Brindisi, policia ka mundur të ndalojë automjetin tip Ford Fiesta, ndërsa në bagazh janë gjetur lënda narkotike e paketuar.
Sipas policisë italiane të dy të arrestuarit janë më precedent penal. Ndërkohë po punohet për të zbuluar nëse janë të përfshirë persona të tjerë në këtë trafik.
Add new comment