"Le Monde": Shqiptarët marrin azil,falë problemeve shëndetësore.

Postuar në 07 Gusht, 2014 03:25

Numër i lartë i emigrantëve, duke përfshirë edhe shqiptarët, po e përdorin një nga rrugët për marrjen e azilit në Francë, duke u paraqitur me probleme të rënda shëndetësore në spitalet e këtij shteti.

“Refugjatët mjekësorë” janë kthyer në një çështje të ndjeshme në Lion, pasi ka një rritje të lartë të kërkesave për azil të emigrantëve që paraqesin probleme shëndetësore të rënda, duke përfituar nga legjislacioni francez për azilkërkuesit.

 
Sipas legjislacionit francez azil politik u garantohet refugjatëve që vijnë nga vende që konsiderohen të pasigurtë. Megjithëse Shqipëria, Kosova dhe Gjeorgjia nuk janë pjesë e tyre, sapo emigrantët  regjistrohen në sistemin e azilit, është tepër e vështirë që t’i largosh nga spitali pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, nëse ata nuk e kanë të mundur të marrin trajtim të plotë mjekësor në vendet e tyre. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.