Grabitja e argjendarisë, gjendet i vdekur në kufi një nga autorët

Vetëm pak ditë pas grabitjes së bujshme në një argjendari në Dibër të Madhe (Maqedoni) është identifikuar nga Policia Maqedonase një nga pjesmarrësit në grabitje. Personi në fjalë është edhe viktima e vetme që mbeti nga konfrontimi me armë zjarri mes grabitësve dhe pronarëve të argjendarisë.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia Maqedonase, sipas së cilës, një trup i pa jetë, i gjendur dy ditë pas grabitjes në automjetin tip “Range Rover”, dyshohet të jetë i personit të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me pronarët e argjendarisë në Dibër të Madhe me 29 Korrik të këtij viti. Sipas Policisë i dyshuari për grabitje, në bashkpunim me 5 persona të tjerë, është Miljan Elezi, i datëlindjes 3 janar 1979, nga Elbasani.
Add new comment