Gjirokastër, kapet furgoni me 500 kg mariuanë, doli nga Lazarati

500 kilogramë lëndë narkotike mariuanë ka dalë nga Lazarati, ndërsa është bllokuar nga policia e Gjirokastrës. Në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë bllokuar një automjetit tip furgón me targa fallco, AA 090 AL, që drejtohej nga një shtetas i cili sa ka parë se e ndiqte policía ,braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.
Në brendësi të furgonit u gjetën 10 fuçi plastike të mbushura me boce mariuane si dhe 10 thasë plasmasi të mbushur po me boce mariuane, gjithësej rreth 500 kilogramë mariuanë në formë boçeje.
Add new comment