Fluks turistësh drejt Shëngjinit varg automjetesh deri në 5 km

Trafiku në rrugët që pëshkojnë qarkun e Lezhës kanë qenë mjaft të rënduara këtë fundjavë, për shkak të dyndjes së pushuesve drejt bregdetit. Supërstrada Milot-Lezhë, rruga e "Kombit", kryqëzimi i Shëngjinit dhe Talës kanë qenë dhe nyjet më problematike ku vargu i automjetëve ka arritur në mbi 5 km. Lëvizja e mjeteve në rrugët e Lezhës gjatë gjithë muajit gusht do të jetë një makth i vërtetë. Ndonëse Policia Rrugore dhe ajo e Rendit janë disklokuar përgjatë gjithë supërstradës për t’i paraprirë fluksit të lartë të mjeteve, trafiku duket i pashmangshëm.
Degëzimet, pikat e përcaktuara si “njolla të zeza” për shkak të aksidenteve, hyrjet-daljet si dhe rruga e Shëngjinit janë nën monitorimin e rrugorëve që kanë mbuluar çdo pjesë rruge.
Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë Valentin Florini ka bërë të ditur se ka patur fluks të mjetëve, por jo bllokim të trafikut. Sipas Florinit gjatë këtij muaji do të ketë intensifikim të Policisë Rrugore me qëllim për të patur një trafik normal.
Fluksi i mjeteve që vijnë nga Kosova, emigrantët e kthyer dhe pushuesit që zgjedhin bregdetin e Shëngjinit apo Tales gjatë kësaj vere janë edhe shkaku kryesor i këtij trafiku, ndërsa fundjava shënon dhe pikun e fluksit.
Add new comment