Vranë burrin e njerkës, çifti nga Delvina merren të pandehur.

Postuar në 13 Gusht, 2014 04:08

Bashkëshortët Elefteri dhe Kristo Gjino janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë si autorë të vrasjes së 91-vjeçarit Jani Koka, ky i fundit bashkëshorti i njerkës së të pandehurës Elefteri Gjino.

Vendimi për mbylljen e hetimeve dhe dërgimin në gjykatë të çiftit Gjino, është marrë nga prokurori i krimeve të rënda Përparim Kulluri,i cili ngriti akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim.

Sipas akuzës shkak i konfliktit që solli më pas dhe vrasjen e 91-vjeçarit është bërë një pjesë tokë në zonën e Delvinës, pikërisht në fshatin Karahaxh. Ngjarja fillimisht ka nisur mes të pandehurës Elefteri Gjino dhe njerkës së saj Elefteri Koka, e cila e ka qëlluar “vajzën” e saj me gurë në pjesë të ndryshme të trupit.

Por fill pas kësaj përplasje në konflikt janë përfshirë dhe dy bashkëshortët, ku janë përdorur dhe sende të forta si leva. Në sherr e sipër, çifti Elefteri dhe Kristo Gjino kanë qëlluar 91-vjeçarin me levë në kokë duke i shkaktuar vdekjen atij, ndërkohë që nga konflikti ka mbetur e plagosur dhe shtetasja Elefteri Koka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.