Zvicër, vritet një person me armë zjarri në xhaminë e shqiptarëve

Postuar në 22 Gusht, 2014 12:21

Një person ka gjetur vdekjen nga disa të shtëna në xhaminë "El-Hidaje" që frekuentohej më së shumti nga komuniteti shqiptar në lagjen “Winkeln” të San Gallos në Zvicër. Sipas të dhënave paraprake të policisë mendohet se bëhet fjalë për larje hesapesh, ndërkohë që nuk jepet identiteti i viktimës.

Policia zvicerane është njoftuar rreth orës 2 të pasdites së sotme mbi të shtëna në brendësi të xhamisë dhe pasi arriti në vendngjarje gjeti trupin e pa jetë të një personi dhe bëri të mundur arrestimin e autorit.
 
Xhamia "El-Hidaje" frekuentohet më së shumti nga komuniteti mysliman i shqiptarëve në San Gallo. Sipas përllogaritjeve të brendshme, ky komunitet numëron rreth 350 anëtarë 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.