Arkiv-Lajme të përditësuara

Vuajnë mungesën e energjisë, banorët kërcënojnë me protesta

Postuar në 27 Gusht, 2014 08:00

LUSHNJE-12000 banorë të komunës Dushk prej më shumë se një javë vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo i ka detyruar banorët e kësaj komune që të bëjnë një protestë në zyrat e OSHEE-së.

Ata kërkojnë që drejtuesit e kësaj zyre t'i japin zgjidhje kësaj situate, pasi u është dëmtuar biznesi si dhe janë djegur paisjet elektrike. Nëse situate nuk merr zgjidhje ata kërcënojnë me bllokimin e autostradës Lushnje-Rrogozhinë. Ata janë pritur nga drejtori I elektrikut Dine Aliaj.

Vrasja në Lapardha, 26 vjeçari i dënuar, u qëllua me 3 plumba

Postuar në 27 Gusht, 2014 07:54

VLORE - Zbardhen detaje të reja të vrasjes me armë të 26 vjeçarit ditën e djeshme rreth orës 15:00 në malin e Shashicës në Lapardha të Vlorës. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Daniel Likaj është vrarë me tre plumba.

Ai mësohet se është qëlluar fillimisht në këmbë, dhe më pas me dy plumba në gjoks. Po ashtu siç bëhet e ditur nga policia, Likaj rezulton një person me precedentë penalë, pasi ishte dënuar më parë për kultivim të lëndëve narkotike. Jo vetëm kaq, por ai ka vetëm dy javë që ishte liruar nga qelia me detyrim paraqitje në shërbim të provës .

Tiranë, kapet 1 kg heroinë, pranga poseduesit, një tjetër në kërkim

Postuar në 27 Gusht, 2014 07:47

TIRANE - Skuadra e antidrogës së Tiranës zbulon një bazë të shitjes së heroinës me shumicë për shpërndarësit. Operacioni i koduar "Vapa e Gushtit" është zhvilluar në orët e mesditës në afërsi të shkollës Bajram Curri, në njësinë numër 4.

Antidroga sekuestroi 1 kg heroinë të pastër, e cila pas përpunimit trefishohet dhe hidhet në tregun ilegal të narkotikëve. Nëse droga do të dilte në treg, ajo do të kapte çmimin prej 12 milionë lekë të reja.

Pogradec, mbyten dy të rinj vazhdon kërkimi i trupave në liqen

Postuar në 27 Gusht, 2014 07:05

POGRADEC - Dy të rinj dyshohet se janë mbytur ditën e sotme në liqenin e Pogradecit, teksa po lundronin me varkë. Mësohet se policia ka nisur kontrollet e menjëhershme në liqen për të gjetur trupat e të rinjve të dyshuar të mbytur.

Gjatë kontrollit, policia ka arritur të zbulojë një varkë me sende personale në liqen, që dyshohet se është e dy të rinjve.

Megjithatë kontrollet për trupat e të rinjve vijojnë nga polumbarët.

Humb kontrollin makina, vdesin 2 turiste polake,plagosen 2 të tjerë

Postuar në 26 Gusht, 2014 15:03

GJIROKASTER - Një aksident me pasojë vdekjen e dy turisteve polake ka ndodhur rreth orës 19:00 sot në aksin Kakavijë-Gjirokastër. Sipas policisë së Gjirokastrës ngjarja ka ndodhur në fshatin Sofratikë dhe viktimat janë një turistet polake Magdalena Maria Furtak 32 vjeç si dhe Monika Liszka 36 vjeç.

Për pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një djalë 9 vjeç, po turist polak, si dhe drejtuesi i mjetit, shqiptari Hajredin Qyshka 63 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Atentat 26-vjeçarit në epiqendrën e kanabisit, në kërkim autorët

Postuar në 26 Gusht, 2014 15:01

VLORE - Policia e Vlorës ka gjetur mbrëmjen e sotshme trupin e pa jetë të një personi në zonën e Lapardhas, e njohur si një epiqendër e kultivimit të kanabisit në Vlorë. Pas nisjes së hetiemve, policia thotë se vdekja e 26-vjeçarit Daniel Lika mund të jetë shkaktuar pas një ngjarje kriminale.

Qëlloi policinë në Lazarat, arrest me burg për të riun Juxhin Bocia

Postuar në 26 Gusht, 2014 15:00

Ka dalë për të dytën herë para gjykatës me akuzën goditje me armë të policisë për shkak të detyrës, por këtë herë nuk ka mundur të fitojë lirinë por do të mbetet në burg.

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda për të riun nga Lazarati, Juxhin Bocia, të arrestuar dy ditë më parë, pasi gjatë një kontrolli policior, blutë e Gjirokastrës kanë mundur t'i gjejnë në celular të riut një vidio ky ai sëbashku me A. Alikon gjuanin me mitraloz 12.7 ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis në Lazarat.

Qytetarët denoncojnë ndërtimet pa leje, policia nis 10 procedime

Postuar në 26 Gusht, 2014 10:31

Qytetarët e Tiranës kanë qënë vetë ata që kanë denoncuar ndërtimet pa leje në kryeqytet. Sipas policisë gjatë ditës në 10 raste qytetarët kanë sinjalizuar mbi ndërtime të paligjshme në Tiranë.

Dhe pas denoncimit janë marrë masat e nevojshme për dërgimin e shërbimeve policore, të cilët kanë bërë pezullimin e punimeve dhe shoqërimin e 10 personave të dyshuar për kryerjen e këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Aksioni në Malësinë e Madhe, bllokohen 623 m3 lëndë drusore

Postuar në 26 Gusht, 2014 10:30

Pas një aksioni të suksesshëm Inspektoriatit Shteteror të Mjedisit ka sekuestruar 623 m3 lende drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në aksionin e zhvilluar në Malësinë e Madhe  gjithashtu Inspektoriati i Mjedisit ndaloi një dëm prej 22 ha zonë pyjore dhe sekuestroi 83 kamione me lëndë drusore.
 
Sipas Ministrisë së Mjedisit ky aksion dhe sekuestrim i lëndës drusore është rasti me i madh flagrant në dëmin që i bëhet mjedisit.
 
Ndërkohë përveç procesverbaleve të mbajtura i janë përcjellur Policise se Shtetit kallëzimet për ndjekje penale të autorëve.
 

Përplasen dy automjete në aksin Vlorë-Orikum, 4 të plagosur

Postuar në 26 Gusht, 2014 10:27

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në aksin Vlorë-Orikum km 9, ku një "Volsvagen" passat me targa AA360AD është përplasur me një mjet tip "Benz" me targa VL1766 D.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara