Vuajnë mungesën e energjisë, banorët kërcënojnë me protesta

Postuar në 27 Gusht, 2014 08:00

LUSHNJE-12000 banorë të komunës Dushk prej më shumë se një javë vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo i ka detyruar banorët e kësaj komune që të bëjnë një protestë në zyrat e OSHEE-së.

Ata kërkojnë që drejtuesit e kësaj zyre t'i japin zgjidhje kësaj situate, pasi u është dëmtuar biznesi si dhe janë djegur paisjet elektrike. Nëse situate nuk merr zgjidhje ata kërcënojnë me bllokimin e autostradës Lushnje-Rrogozhinë. Ata janë pritur nga drejtori I elektrikut Dine Aliaj.

Pasi ka dëgjuar shqetësimin e banorëve të Dushkut drejtori i OSHEE-së Dine Aliaj është shprehur se ky është një problem i mbartur dhe duhet kohë që t'i jepet zgjidhje kësaj situate .

Pas muajit gusht OSHEE do të marrë masa për përmirësimin e situatës në këtë komunë.

Dhe në zona të tjera të Lushnjes gjatë kësaj jave ka partur mungesë të energjisë elektrike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.