Qytetarët denoncojnë ndërtimet pa leje, policia nis 10 procedime

Postuar në 26 Gusht, 2014 10:31

Qytetarët e Tiranës kanë qënë vetë ata që kanë denoncuar ndërtimet pa leje në kryeqytet. Sipas policisë gjatë ditës në 10 raste qytetarët kanë sinjalizuar mbi ndërtime të paligjshme në Tiranë.

Dhe pas denoncimit janë marrë masat e nevojshme për dërgimin e shërbimeve policore, të cilët kanë bërë pezullimin e punimeve dhe shoqërimin e 10 personave të dyshuar për kryerjen e këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Policia e Tiranës duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin iu bën thirrje që të telefonojnë në numrin pa pagesë 129, për çdo rast ku vërejnë ndërtime abuzive, duke garantuar ruatjen e anonimatit.

Po ashtu qyetarët mund të komunikojnë me Policinë e Tiranës dhe përmes faqes zyrtare në facebook Drejtoria e Policisë - Qarku Tiranë ose përmes faqes së internetit në rubrikën denoncime në adresën www.tiranapol.org .

Policia e Tiranës garanton qytetarët se do të veprojë menjëherë, duke marrë të gjitha masat e përcaktuara ligjore për çdo rast të denoncuar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.