Arkiv-Lajme të përditësuara

Dhunimi i 26-vjeçares, Braçe: President, mbroji gratë nga gjyqtarët

Postuar në 29 Gusht, 2014 15:31

“I llahtarisur nga kronika nëpër TV dhe intervista e një gruaje te ve me dy fëmijë të mitur”-shkruan deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace duke nënkuptuar rastin e 26-vjeçares nga Tepelenë e cila ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga xhaxhai i të burrit të ndjerë të saj.

Statusi i Braçes në rrjetin social ‘Facebook’ nis me frazën “Përsëri Gjykata” duke përshkruar se pavarësisht se gruaje e ve është rrahur barbarisht, autori është lënë i lirë nga gjykata.

Ndërsa më pas ai drejtohet Presidentit Nishani duke shkruar “President, mbroji gratë nga gjyqtarët e tu”

Irak, mbërrin ngarkesa e parë me municione nga Shqipëria

Postuar në 29 Gusht, 2014 15:29

Në Irak ka mbërritur ngarkesa e parë me armë dhe me municione nga Shqipëria. Lajmi i mbërritjes me sukses të municioneve shqiptare në Irak konfirmohet nga qeveria kanadeze e cila ka realizuar edhe transportin e tyre.

Vendimi për të furnizuar me armë dhe municione forcat e Irakut kundër ISIS është pjesë e ndihmës ndërkombëtare për Irakun për të luftuar rebelët e ISIS.

Vlorë, arrestohet 40-vjecari. Kapet me 500 gr tritol në banesë

Postuar në 29 Gusht, 2014 15:27

VLORË - Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 40- vjetarin Dhimitër Duka, pasi iu gjetën një sasi prej 500 gr, lëndë shpërthyese, tritol me ndezësa dhe me fitil të montuar.

Lënda eksplozive është gjetur në shtëpinë e 40-vjeçarit i cili banonte në Himarë.

Duka akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Policia ka nisur një hetim më të zgjeruar për aktivitetin e mëparshëm 40 vjeçarit Dhimitër Duka.

Aksioni antikanabis, asgjësohen 2225 rrënjë kanabis në Vlorë dhe Sarandë

Postuar në 29 Gusht, 2014 15:26

Efektivët e Komisariateve të policisë në Vlorë dhe Sarandë kanë bërë të mundur gjetjen dhe asgjësimin e 2225 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët e kultivuara janë evidentuar në disa fshatra të ndryshme të këtyrë rretheve. Përkatësisht janë gjetur të kultivuara 1800 rrënjë kanabis sativa në fshatin Gërnec, 125 në fshatin Shkozë dhe 300 rrënjë të tjera janë gjetur në fshatin Borsh.

Arrestohet Lepuri, drejtonte "Ferrarin" në gjendje të dehur

Postuar në 29 Gusht, 2014 09:55

Një 24-vjeçar nga Laçi është arrestuar në flagrancë nga efektivat e policisë së kryeqytetit pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Sipas uniformave blu të Tiranës në pranga ka rënë Xhim Lepuri pasi rreth orës 01 :50, në rrugën «Lek Dukagjini», është konstatuar duke drejtuar mjetin e markës «Ferrari», me targa AA004HA, në gjendje të dehur.

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 291 Kodit Penal.

Durrës, mashtroi 64 persona, super skema zbulohet 2 ditë pas arrestimit

Postuar në 29 Gusht, 2014 09:52

DURRËS - Policia e Durrësit ka mundur të zbulojë ditën e sotme një skemë mashtrimi për punësime në Kazakistan, pre e të cilave kishin rënë 64 persona të cilët kishin paguar nga 350 euro.

Skema e mashtrimit është zbuluar nga policia dy ditë pasi 51-vjeçari nga Durrësi, Kujtim Kllogjeri është arrestuar po për mashtrim, por në rastin e parë për shitjen e një apartamenti dy herë.

Ndërtimet, në pranga 35 persona Tirana kryeson, Kukësi 3 objekete

Postuar në 29 Gusht, 2014 09:49

Në një pasqyrë të ndërhyrjeve policore në 12 qarqe për luftën ndaj krimit mjedisorë Policia e Shtetit ka bërë me dije se në më pak se një javë janë proceduar penalisht 232 persona dhe 35 prej tyre janë arrestuar në flagrancë për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.

Tirana mban numri më të madh të rasteve të ndërtimeve të paligjshme ku blutë kanë evidentuar 64 të tilla, ndjekur nga Durrësi me 35, teksa qarku i Kukësit rezulton të ketë deri këtë të premte 3 objekte të ndërtuara pa leje.

Rastet e evidentuara në gjithë vendin

Durrës, makina përplas për vdekje kalimtaren, arrestohet drejtuesi

Postuar në 29 Gusht, 2014 06:05

Një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtare mbrëmjen e djeshme në Durrës. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Ura e Dajlanit-Plepa, ku makina ka përplasur kalimtaren identiteti i së cilëes nuk dihet.

Si pasojë e përplasjes, kalimtarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Atentat 49-vjçarit, plagoset me 2 plumba në kokë, në gjendje të rëndë

Postuar në 29 Gusht, 2014 06:03

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të ditës së enjte në qytetin e Fierit. Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me dy plumba në kokë.

Burime nga policia e qytetit të Fierit kanë bërë të ditur se i plagosur ka mbetur  Jorgaq Kule, i cili është qëlluar me armë zjarri teksa mbyllte lokalin e tij në lagjen 29 “Nëntori”.

49-vjeçari është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dukagjini, "burg" për kryeplakun dhe 19-vjeçarin që qëlloi policinë

Postuar në 28 Gusht, 2014 12:21

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit e parë gjatë operacionit policor anti-kanabis në Dukagjin të Shkodrës. Ndaj Gjon Dedë Bungu me detyrë Kryeplak i fshatit Plan të Komunës Pult të Dukagjinit,  Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat deri me 10 shtator për efekt të grumbullimit të provave.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara