Dhunimi i 26-vjeçares, Braçe: President, mbroji gratë nga gjyqtarët

“I llahtarisur nga kronika nëpër TV dhe intervista e një gruaje te ve me dy fëmijë të mitur”-shkruan deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace duke nënkuptuar rastin e 26-vjeçares nga Tepelenë e cila ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga xhaxhai i të burrit të ndjerë të saj.
Statusi i Braçes në rrjetin social ‘Facebook’ nis me frazën “Përsëri Gjykata” duke përshkruar se pavarësisht se gruaje e ve është rrahur barbarisht, autori është lënë i lirë nga gjykata.
Ndërsa më pas ai drejtohet Presidentit Nishani duke shkruar “President, mbroji gratë nga gjyqtarët e tu”
Ndërkohë Braçe tregon se sapo është informuar për këtë rast ka kontaktuar me Tahirin në lidhje me këtë çështje dhe ka mësuar se policia ka bërë gjithçka duke arrestuar autorin, por ai është liruar pasi gjykata ditën e sotme ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për 51-vjeçarin M.Tafilaj.
Ne ashpërsuam ligjet shkruan Brace në përfundim të statusit të tij duke shtuar "Urdhëro seç bëjnë gjykatësit e Presidentit të Republikes apo Kryetarit të Qeverisë së Drejtesisë!!
Add new comment