Arkiv-Lajme të përditësuara

Reshje të dendura shiu në qytetin e Korçës, përmbytje në disa lagje

Postuar në 02 Shtator, 2014 14:47

Reshjet e shiut kanë përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, duke lënë pas temperaturat e larta. Në qytetin e Korçës, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona. Për shkak të nivelin të ujit janë krijuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve.
 
Por pavarësisht intensitetit të reshjeve të shiut, nuk ka patur probleme në furnizimin me energji elektrike.  

Vrau shqiptarin me tre plumba arrestohet italiani 22-vjeçar

Postuar në 02 Shtator, 2014 14:38

Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar italian i cili dyshohet se ka vrarë shqiptarin Flori Mesuti, ngjarje e ndodhur në 30 gusht në lagjen ‘Liberty’ të Barit.

Në pranga ka rënë Francesco Caldarola, ndërsa ishte në kërkim pas urdhër-arrestit të lëshuar nga prokuroria.
 
Sipas rindërtimit të ngjarjes të bërë nga prokuroria, përmes dëshmive, 25-vjeçari shqiptar Flori Mesuti  u vra me tre plumba në gjoks pasi  kishte ndërhyrë për të ndarë dy adoleshentë që po zieshin me njëri-tjetrin.

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 7 në pranga, mes tyre 3 vajza.

Postuar në 02 Shtator, 2014 06:41

Një rrjet prostitucioni është zbuluar nga Antikrimi i Policisë së Durrësit, ndërsa 7 persona kanë rënë në pranga. Nga të arrestuarit, 4 janë meshkuj dhe 3 femra. Një person i dyshuar si i implikuar në këtë rrjet prostitucioni është shpallur në kërkim ndërsa tetë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
 
Zbulimi i këtij rrjeti të prostitucionit në qytetin bregdetar të Durrësit erdhi pas 2 muajsh hetimi nga sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në kuadër të operacionit “Klienti”.

Aksioni antikanbis në Dukagjin Gjykata liron kryeplakun e Micajt.

Postuar në 02 Shtator, 2014 06:39

Gjykata e Shkodrës ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e kryeplakut të fshatit Micaj në Dukagjin, Marash Martini, në fshatin ku u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Gjykatësi Sokol Shehu, në seancën e sotme gjyqësore caktoi masën e arrestit “detyrim paraqitje” për Martinin, ndërsa kërkesa e prokurorisë ishte për “arrest me burg”.

Marash Martini u prangos pasi në fshatin Micaj në kuadër të operacionit anti-kanabis që po zhvillohet në këtë zonë u gjet një sasi e konsiderueshme bimësh narkotike.

Mirditë, rrëfehet vrasësi: E qëllova fqinjin se më ngacmoi gruan.

Postuar në 02 Shtator, 2014 06:29

 “Më preu në besë duke më ngacmuar gruan ndaj edhe e vrava fqinjin tim”. 

Deklarata shokuese është bërë nga 29-vjeçari Azem Uka, i cili një ditë më parë ekzekutoi më armë zjarri në fshatin Luafaj të Miritëd, 30-vjeçarin Rolalnd Kacorri si dhe plagosi bashkëshorten e këtij të fundit, Urjetën.

Përpara bluve të Mirditës Uka ka rrëfyer se ai sëbashku me viktimën ishin miq të ngushtë dhe se e kishte ftuar shumë herë në shtëpi ku edhe kishin drekuar së bashku. 

Krim horror në Durrës, mbyten me qese dhe litar 2 të moshuara.

Postuar në 02 Shtator, 2014 02:29

Qyteti bregdetar i Durrësit është zgjuar i shokuar këtë mëngjes nga një krim i pazakontë. Dy të moshuara, kunata me njëra-tjetrën, janë vrarë në mënyrë mizore në banesën e tyre: të mbytura me qese plastmasi dhe me duart e lidhura me litar.

Mbledhja e KiE-së, pala shqiptare paraqet masat.

Postuar në 02 Shtator, 2014 02:25

 Mbledhja e Këshillit të Evropës do të bëj që pala shqiptare të shkojë me një plan konkret masash për kompensimin e ish-pronarëve. Krahas Avokates së Shtetit, Alma Hicka pritet që në takim të jetë edhe Zëvendësministri i Drejtësisë Idlir Peçi i cili është marrë enkas me çështjen e ish-pronarëve.

Para ministrave të KiE-së pala shqiptare pritet që të raportojë të gjithë masat e ndërmarra për kompensimin e ish-pronarëve, ku krahas parave të dhëna ata do të paraqesin edhe masat e tjera për kompensimin fizik të saj.

Gjakmarrja, prokuroria çon kushërinjtë Manaj te Krimet e rënda.

Postuar në 02 Shtator, 2014 02:20

Dërgohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Ali Manaj, së bashku me të birin Henri Manaj, për vrasje për gjakmarrje të mbetur në tentativë ndaj Niko Bakaj. Sipas prokurorisë, 12 nëntor 2013, rreth orës 20:00, në qyteti e Memaliajt në Lagjen “Lame Kanani” përball banesës, është vrarë me armë zjarri Aurel Haxhia e ka mbetur i plagosur Niko Baka.

Durrës, protestë për mbrojtjen e shatërvanin në sheshin ‘Liria’

Postuar në 01 Shtator, 2014 11:21

Në qendër të qytetit të Durrësit, në sheshin “Liria” është zhvilluar një protestë për mbrojtjen e shatërvanit historik.

Në protestë nuk kanë qenë të pranishëm më shumë së 10 qytetarë durrësakë, por ata janë shprehur të vendosur për ruajtjen e shatërvanit 86-vjeçar përballë bashkisë së qytetit në sheshin “Liria”. Projekti i ri i Bashkisë Durrës, për rikonstruktimin e qendrës të këtij qyteti, parashikon dhe zhvendosjen e këtij shatërvani diku tjetër.

Vjedhja e BSH-së, Shoqëria Civile protestë para Parlamentit.

Postuar në 01 Shtator, 2014 11:18

Shoqëria Civile ka protestuar sërish për vjedhjen në institucionin më të lartë financiar në vend. Aktivistët dhe iniciatorët e nënshkrimit të peticionit për largimin e Guvernatorit Ardian Fullani, kanë protestuar para Parlamentit.
 
Kreu i kësaj proteste Zirkon Disha tha se paralelisht me protestën po vijon mbledhja e firmave të qytetarëve me qëllim që t’i kërkohet Kuvendit shkarkimi i Fullanit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara