Gjakmarrja, prokuroria çon kushërinjtë Manaj te Krimet e rënda.

Postuar në 02 Shtator, 2014 02:20

Dërgohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Ali Manaj, së bashku me të birin Henri Manaj, për vrasje për gjakmarrje të mbetur në tentativë ndaj Niko Bakaj. Sipas prokurorisë, 12 nëntor 2013, rreth orës 20:00, në qyteti e Memaliajt në Lagjen “Lame Kanani” përball banesës, është vrarë me armë zjarri Aurel Haxhia e ka mbetur i plagosur Niko Baka.

Të dy këta persona ishin duke shkuar në banesën e Aurel Haxhiat dhe duke ecur me këmbë në një rrugicë rreth 20 metra larg banesës janë qëlluar me armë zjarri. Nga hetimet Ali Manaj në bashkëpunim me Henri Manaj, kanë pritur për të vrarë Niko Bakajn.

Ne momentin kur Bakaj, është afruar pranë banesës së Aurel Haxhisë, Ali Manaj ka dalë nga një kanal dhe ka qëlluar në drejtim të shënjestrës për ta vrarë. Pas goditjes Bakaj është shtrirë në tokë sikur kishte vdekur.

Motivi i vrasjes është sepse, babai i Niko Bakaj në vitin 2012 ka vrarë motrën e të dyshuarit Ali Manaj. Kjo vrasje është kryer në bashkëpunim me Henri Manajm. Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe Aurel Haxhia, e kur ky u fundit ka tentuar të largohet eshte është qëlluar për vdekje nga Ali Manaj. Prokuroria bën të ditur se, shënjestra e kësaj prite ka qenë Niko Bakaj.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.