Arkiv-Lajme të përditësuara

Golemi: Komisioni më kërkon për të dëshmuar, jo për raportim.

Postuar në 04 Shtator, 2014 14:00

Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi ka reaguar sërish lidhur me ftesën e Komisionit të Ekonomisë. Në një deklaratë për mediat, Golemi ka sqaruar arsyet se pse nuk është paraqitur në Komisionin e Ekonomisë. Sipas Inspektores së Përgjithshme të BSH, Komisioni i ka kërkuar të për dëshmuar dhe jo raportim. Por, në përgjigjen e saj, Golemi i referohet ligjit të Bankës së Shqipërisë, duke u shprehur se asaj “Ligji i përcakton qartë të raportojë vetëm para Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (neni 54 pika 3 gërma b)”.
 

Vizita e Papa Françeskut, Parolin "Nuk ka asnjë rrezik për sulme"

Postuar në 04 Shtator, 2014 13:59

“Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e Papës në Shqipëri”. Kështu ka deklaruar Sekretari i Vatikanit Pietro Parolin për mediat Italiane. Ai u pyet rreth sulmeve të ndryshme terroriste që mund të ndodhin, lidhur dhe me situatën e fundit në Kosovë.
 
"Nuk ka asnjë shqetësim për udhëtim e Papës në Shqipëri. Ne shkojmë me besim  dhe nuk jemi aspak të shqetësuar për vizitën e Papa Francesco në Tiranë, më 21 shtator. Kjo vizitë do të zhvillohet normalisht”, deklaroi Pietro Parolin.

Tiranë, rezulton i zhdukur 47-vjeçari, familja bën apel për ndihmë

Postuar në 04 Shtator, 2014 09:37

Në kryeqytet rezulton i zhdukur, prej dy ditësh, 47-vjeçari ndërsa familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij.
 
Ilir Shani, 47 vjeç dhe me banim në Tiranë, sipas familjarëve të tij vuan nga probleme shëndetësore ndaj dhe këta të fundit kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
 
Për këdo që disponon informacione ose mund të ndihmojë në gjetjen e tij familja e Ilir Shanit vë në dispozicion këtë numër telefoni: 0665744585. Ndërsa bëjnë me dije se janë dhe të gatshëm të ofrojnë shpërblim për këdo që ka informacion. 

Arratiset shqiptari para daljes në gjykim, u hodh nga kati i katërt

Postuar në 04 Shtator, 2014 09:36

Një shqiptar i është arratisur drejtësisë greke, disa minuta para se ai të dilte para togave të zeza të Gjykatës së Pireut.
 
Sipas mediave greke shqiptari iu ka ikur dy policëve që e ruanin dhe nga dritarja ka hipur në taracën e Gjykatës.
 
Mendohet se ai është hedhur nga kati i katërt i Gjykatës së Pireut, ndërsa më pas ka zhdukur të gjitha gjurmët për policinë.
 
Shqiptari do dilte para togave të zeza, pasi kishte shkelur lirimin me kusht që ishte vendosur në një gjykim të mëparshëm.

Ndërtimet pa leje, vetëm dje 38 procedime penale, në total 448

Postuar në 04 Shtator, 2014 09:35

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të misionit, detyrave institucionale dhe prioriteteve të vendosura, kanë vijuar zbatimin e masave të posaçme të ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve pa leje.

Në kuadër të këtyre masave prej nisjes së këtij aksioni policia bën të ditur se janë evidentuar 444 raste, për të cilat janë proceduar penalisht 448 persona.

Vlorë, sekuestrohen dhe asgjësohen 100 rrënjë kanabis

Postuar në 04 Shtator, 2014 06:32

Policia e qytetit bregdetar të Vlorës ka zbuluar ditën e sotme rreth 100 rrënjë kanabis sativa të cilat ishin kultivuar në 4 parcela të ndryshme në fshatin Romes.
 
Nga të dhënat paraprake bima narkotike kishte arritur në një gjatësi prej 1.54 metrash, Policia pas asgjësimit të bimës narkotike ka nisur edhe hetimet për zbulimin e kultivuesve të saj.

I kafshoi hundën e buzën të shoqes. Gjykata lë në burg “kanibalin”

Postuar në 04 Shtator, 2014 06:31

Gjykata e kryeqytetit ka trajtuar këtë të enjte një masë sigurie ku një bashkëshort i dhunshëm, në kufijtë e çnjerëzores, ka plagosur gruan e tij duke i kafshuar hundën dhe një pjesë të buzës dhe duke i lënë pasoja tepër të rënda.
 
 
Ai është shtetasi Shpëtim Hysaj me origjinë nga fshati Tozhar i Beratit dhe banues në Tiranë në zonën e Laprakës, teksa do të qëndrojë në burg për dhunë në familje dhe plagosje të rëndë me dashje.
 

Krujë, nëna mbyt foshnjën 3-muajshe dhe e varros në kopshtin e shtëpisë

Postuar në 04 Shtator, 2014 06:29

Krimi brenda familjes këtë herë ka shënuar viktimën e radhës në fshatin Borizanë të Krujës ku një 29-vjeçares ka mbytur foshnjën saj dhe e ka varrosur në oborrin e banesës.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e tre shtatorit ku shtetasja E.Sh sipas policisë, foshnjën e saj të seksit mashkull e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.
 
Ende nuk ka informacion të plotë për rrethanat e kësaj ngjarjeje, teksa e reja e cila mësohet se ishte e pamartuar, është shoqëruar në polici.
 

Pranga 3 punonjësve të komunës Rrasë, morën lekë për të dhënë Kemp

Postuar në 04 Shtator, 2014 06:28

Tre punonjës të komunës Rrasë në Elbasan janë arrestuar pasi i kanë marrë një shumë prej 140 mijë lekësh një personi të aftë fizikisht për të punuar, duke i premtuar se do ta pajisnin me raportin KEMP për të përfituar trajtim financiar. 

Në kuadër të operacionit “Premtimi”, u arrestuan: 

43-vjeçarja Syze Hidri, infermiere në qendrën shëndetësore të fshatit Rrasë

27-vjeçari Alban Hidri, administrator i ndihmës ekonomike në komunën Rrasë

52-vjeçari Demir Haskaj, punonjës në komunën Rrasë

 

Vlorë, ndalohen 13 klandestinë, pranga drejtuesit të furgonit

Postuar në 04 Shtator, 2014 06:27

Policia e Vlorës ka arrestuar 13 klandestinë ilegalë që vinin nga Siria, Eritrea dhe Sudani. Blutë e qytetit bregdetar kanë ndaluar edhe drejtuesin e furgonit që po transportonte klandestinët.
 
Klandestinët kanë mundur të hyjnë ilegalisht nga Greqia dhe mësohet se destinacioni i tyre ka qenë Mali i Zi me synimin për të kaluar më pas në vendet e tjera të Bashkimit Europian.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara