I kafshoi hundën e buzën të shoqes. Gjykata lë në burg “kanibalin”

Postuar në 04 Shtator, 2014 06:31

Gjykata e kryeqytetit ka trajtuar këtë të enjte një masë sigurie ku një bashkëshort i dhunshëm, në kufijtë e çnjerëzores, ka plagosur gruan e tij duke i kafshuar hundën dhe një pjesë të buzës dhe duke i lënë pasoja tepër të rënda.
 
 
Ai është shtetasi Shpëtim Hysaj me origjinë nga fshati Tozhar i Beratit dhe banues në Tiranë në zonën e Laprakës, teksa do të qëndrojë në burg për dhunë në familje dhe plagosje të rëndë me dashje.
 
Hysaj është arrestuar dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit dhe forcat e komisariatit numër tre, teksa ka dhunuar bashkëshorten e tij me iniciale M.H.
 
Çifti i bashkëshortëve kanë dhe dy fëmijë teksa ngjarja dyshohet nga hetimet paraprake se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, aktualisht shtetasja me iniciale M.H është duke u kuruar në spitalin e traumës në Tiranë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.