Golemi: Komisioni më kërkon për të dëshmuar, jo për raportim.

Postuar në 04 Shtator, 2014 14:00

Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi ka reaguar sërish lidhur me ftesën e Komisionit të Ekonomisë. Në një deklaratë për mediat, Golemi ka sqaruar arsyet se pse nuk është paraqitur në Komisionin e Ekonomisë. Sipas Inspektores së Përgjithshme të BSH, Komisioni i ka kërkuar të për dëshmuar dhe jo raportim. Por, në përgjigjen e saj, Golemi i referohet ligjit të Bankës së Shqipërisë, duke u shprehur se asaj “Ligji i përcakton qartë të raportojë vetëm para Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (neni 54 pika 3 gërma b)”.
 
“Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që më përcakton raportimin para Kuvendit apo Komisionit në fjalë”, thotë Golemi në reagimin e saj.
 
Sipas Golemit, edhe në bazë të Kushtetutës janë drejtuesit e institucioneve shtetërore ata të cilët duhet të informojnë në Kuvend, dhe jo nepunësit e një niveli të caktuar. Ndërsa më tej shton se, i ka paraqitur argumentet e saj “nëpërmjet korrespondencës drejtuar këtij Komisioni, Nr.2479/1Prot, datë 03.09.2014 (bashkëlidhur), pavarësisht se u anashkaluan në seancën e sotme”.
 
Ndërkaq në reagimin e saj, Golemi thotë se ka përmbushur detyrën e saj si Inspektore e Përgjithshme e BSH, duke raportuar në Këshillin Mbikëqyrës për të gjitha kontrollet e ushtruara dhe problematikat e hasura.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.