Vizita e Papa Françeskut, Parolin "Nuk ka asnjë rrezik për sulme"

“Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e Papës në Shqipëri”. Kështu ka deklaruar Sekretari i Vatikanit Pietro Parolin për mediat Italiane. Ai u pyet rreth sulmeve të ndryshme terroriste që mund të ndodhin, lidhur dhe me situatën e fundit në Kosovë.
"Nuk ka asnjë shqetësim për udhëtim e Papës në Shqipëri. Ne shkojmë me besim dhe nuk jemi aspak të shqetësuar për vizitën e Papa Francesco në Tiranë, më 21 shtator. Kjo vizitë do të zhvillohet normalisht”, deklaroi Pietro Parolin.
Ky alarm në mediat italiane vjen pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës, e cila ka arrestuar mbi 40 persona të dyshuar si terroristë.
Papa Françesku ka thënë se gjatë vizitës në Shqipëri nuk do të përdorë një automjet të blinduar.
Add new comment