Arratiset shqiptari para daljes në gjykim, u hodh nga kati i katërt

Postuar në 04 Shtator, 2014 09:36

Një shqiptar i është arratisur drejtësisë greke, disa minuta para se ai të dilte para togave të zeza të Gjykatës së Pireut.
 
Sipas mediave greke shqiptari iu ka ikur dy policëve që e ruanin dhe nga dritarja ka hipur në taracën e Gjykatës.
 
Mendohet se ai është hedhur nga kati i katërt i Gjykatës së Pireut, ndërsa më pas ka zhdukur të gjitha gjurmët për policinë.
 
Shqiptari do dilte para togave të zeza, pasi kishte shkelur lirimin me kusht që ishte vendosur në një gjykim të mëparshëm.

Forca të shumta policie janë vënë në kërkim të shqiptarit, ndërsa janë ngritur postblloqe të gjithë qytetin. Gjithashtu dy helikopterë janë ngritur në ajër për të kontrolluar më mirë zonën. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.