Arkiv-Lajme të përditësuara
Durrës, dhunuan me grushte e vodhën 59 vjeçarin, kapen 2 të rinjtë
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të akuzuar për vjedhje me dhunë ndaj një 59 vjeçari, ditën e djeshme në zonën e Plazhit. Në pranga kanë rënë Elvis Hasani, 21 vjeç, banues në Shkozet, i dënuar e akuzuar disa herë më parë për vjedhje, shitje narkotikësh dhe plagosje si dhe 16 vjeçari me iniciale K.M, banues ne Durrës, akuzuar më parë për vjedhje.
Konflikti për tregun tek ish-uzina ‘Dinamo’ përfundon në dyert e gjykatës
TIRANË - Dy javë pas bllokimit nga policia bashkiake dhe ajo e rendit të futjes së mallit në ambientet e tregut tek ish-uzina Dinamo, tregtarët i drejtohen gjykatës duke kërkuar të drejtën e tyre.
Një përfaqësi e tregtarëve të Dinamos, kërkuan sot nga Institucionet Shtetërore të ndërhyjnë, pasi largimi i tyre dhe pengimi nga policia është i padrejtë.
Po ashtu tregtarët denoncojnë faktin, se policia bashkiake duke penguar ata të fusin produktet për ti tregtuar në treg ka krijuar hapësira për tregje informale të cilat kanë bllokuar dhe rrugën “Ferit Xhajko në kryeqytet.
Sekuestrohen 500 gram kokainë dhe 110 kg kanabis, 5 në pranga
Në orët e para të ditës së sotme Seksioni Kundër Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Stacioni”, i cili kishte si objekt neutralizimin e një bande që kryente grumbullimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike në rrethe të ndryshme të vendit.
Policia Durrësit gjatë këtij operacioni ka arrestuar në flagrancë 5 persona për trafik të lëndëvë narkotike dhe gjithashtu ka sekuestruar gjysmë kg kokainë dhe 110 kg kanabis sativa e ndarë në tetë thasë të ndryshëm. Gjithashtu nga Policia është shpallur në kërkim një person tjetër, i përfshirë në të njëjtin trafik.
Tepelenë, i vendosën zjarrin kullotave, arrestohen dy persona
Dy shtetas janë arrestuar në fshatin Lekël dhe në fshatin Kodër të Tepelenës pasi i kanë vendosur zjarrin kullotave.
Nën akuzën “Shkatërim të pronës me zjarr” është ndaluar shtetasi L. Xhime, nga fshati Kodër Tepelenë, pasi ka vendosur zjarr duke djegur për pasojë 5 hektar kullotë në fshat.
Gjithashtu është ndaluar shtetasi I. Kasneci, nga fshati Lekël, ka vendosur zjarr në kullotën e tij, por flakët kanë dalë nga kontrolli duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrëfikëseve, të cilët kanë shmangur në këtë mënyrë rrezikun.
Vlorë, shpërthim në një banesë, ndërron jetë 70-vjeçari
Rreth 2 orë pas shpërthimit të një automjeti ku si pasojë ndërroi jetë një 42 vjeçar, një tjetër shpërthim ka ndodhur në qytetin e Vlorës në një banesë njëkatëshe.
Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Çole”, rreth orës 09:30 ndërsa është shembur tërësisht banesa duke zënë poshtë edhe pronarin e banesës 70-vjeçarin Rrapo Halili.
Rreth orës 11:30 është bërë i mundur edhe nxjerrja e trupit të pajetë të 70-vjeçarit.
Vlorë, eksploziv makinës një i vdekur,plagoset dhe një vajzë
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një makinë rreth orës 07:15 të mëngjesit në lagjen 28 Nëntori. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë sheshit “Omonia”, në rrugën trans-ballkanike. Lëndime të lehta ka marrë edhe një kalimtar i rastit
Automjetit tip 'Mitsubishi' me targë AA848JX i është vendosur një sasi e konsiderueshme eskplozivi dhe shpërthimi ka qenë i telekomanduar. Ndërkohë sipas dëshimitarëve në vendngjarje mësohet se ka pasur 3 shpërthime gjatë momentit që ka qenë në ecje.
Shkodër, arrestohet një nga personat e dyshuar se qëlluan mbi helikopterët
SHKODËR - Policia ka arrestuar një nga personat ka qëlluar mbi helikopterët që patrullonin mbi zonën e Dukagjinit në aksionin e asgjësimit të bimëve narkotike.
I arrestuari mësohet se është Lekë Thani, 38 vjeç banues fshatin Plan, komuna Pult e rrethit Shkodër.
Lushnjë, arrestohen 2 persona për vjedhjen e disa motorcikletave
LUSHNJË - Në bazë të operacionit të koduar " Motorrët e Plugut " policia e Lushnjës ka ndaluar Luis Dakan, 30 vjeç dhe Mariglen Gashin, 24 vjeç i dënuar më parë për vjedhje.
Sipas policisë ndalimi i këtyre dy personave u bë për arsye se me date 28 maj të 2014-s dyshohet se kanë vjedhur motorçikletat e Almir Gurricës dhe Luftar Sharkës.
Gjithashtu 24-vjeçari Mariglen Gashi ka kryer edhe disa vjedhje te tjera motorrash ne rrethin e Lushnjës dhe ia ka shitur shtetasit Paqësor Hatija ne fshatin Kallm Fier.
Ulja e numrit të aksidenteve, qeveria ndryshon Kodin Rrugor
Ndërsa aksidentet po vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, qeveria ka ndërmarë një sërë masash për të ulur numrin e tyre. Në ndryshimet që janë bërë në projekt ligjin për ndryshime në Kodin Rrugor duhet që të gjithë kandidatët për lejedrejtimi të bëjnë kontrollin shëndetsor dhe psikik.
“Sistem i ri i lejeve të drejtimit do të konsistojë në zbatimin e sistemit të pikëve për lejete drejtimit, duke synuar kështu rritjen e përgjegjshmërisë së drejtuesve”, theksohet në njoftimin e qeverisë.
Ndërtimet pa leje. Policia: Në 48 orë janë proceduar penalisht 64 persona
TIRANË - Prej tre ditësh, policia e shtetit ka vënë në zbatim një sërë masash për goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimet pa leje, në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të vendosur nga Qeveria, si dhe zbatim të detyrave institucionale.