Vlorë, eksploziv makinës një i vdekur,plagoset dhe një vajzë

Postuar në 28 Gusht, 2014 06:02

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një makinë rreth orës 07:15 të mëngjesit në lagjen 28 Nëntori. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë sheshit “Omonia”, në rrugën trans-ballkanike. Lëndime të lehta ka marrë edhe një kalimtar i rastit
 
Automjetit tip 'Mitsubishi' me targë AA848JX  i është vendosur një sasi e konsiderueshme eskplozivi dhe shpërthimi ka qenë i telekomanduar. Ndërkohë sipas dëshimitarëve në vendngjarje mësohet se ka pasur 3 shpërthime gjatë momentit që ka qenë në ecje.  

Nga shpërthimi mësohet se ka vdekur drejtuesi i mjetit, Isuf Brahimaj, 42 vjeç, pronar i një hoteli në Radhimë që pritej të inaugurohej këto ditë.

Bëhet e ditur se Brahimaj ka vuajtur në Itali edhe një dënim prej 8 vitesh burg.  Mësohet se viktima u ka shpëtuar edhe 1 atentat një vit më parë nga i cili nuk pati dëmtime serioze, njëri duke udhëtuar me makinë dhe tjetri me motor. Gjithashtu edhe i vëllai i tij Ermal Bajramaj, i njohur ndryshe si Bashkim Brahimi i ka shpëtuar më 31 gusht të 2013-s një atentati që ka ndodhur në po të njëjtin vend. 

Për atentatin e vitit 2013, policia ka vënë para akuzës vrasesin me pagesë Julian Sinanaj, i cili nuk ka bërë të ditur emrat e porositësve të vrasësve.  

Ndërsa ka mbetur e plagosur edhe pasagjerja në këtë mjet, Ornela Gjini, 19 vjeçe, e cila është në gjendje të rëndë. Mësohet se 19-vjeçarja Gjini ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është sjellë në QSUT në Tiranë në repartin e djegieve për një mjekim më të specializuar. 

Sipas mjekëve të QSUT-së, 19-vjeçarja Gjini është në gjendje të rëndë për jetën. Ajo ka mbërritur në Tiranë me djegie të thella në të dyja këmbët por edhe në fytyrë dhe në shpatullën e djathtë.  
Mjekët bëjnë  me dijes se ajo i është nënshtruar fazës së ekzaminimit dhe se do të ndërhyhet pasi daljes së analizave.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.