Mirditë, rrëfehet vrasësi: E qëllova fqinjin se më ngacmoi gruan.

Postuar në 02 Shtator, 2014 06:29

 “Më preu në besë duke më ngacmuar gruan ndaj edhe e vrava fqinjin tim”. 

Deklarata shokuese është bërë nga 29-vjeçari Azem Uka, i cili një ditë më parë ekzekutoi më armë zjarri në fshatin Luafaj të Miritëd, 30-vjeçarin Rolalnd Kacorri si dhe plagosi bashkëshorten e këtij të fundit, Urjetën.

Përpara bluve të Mirditës Uka ka rrëfyer se ai sëbashku me viktimën ishin miq të ngushtë dhe se e kishte ftuar shumë herë në shtëpi ku edhe kishin drekuar së bashku. 

Pas ndalimit nga policia Uka ka deklaruar gjithashtu se vetëm 2 ditë më parë bashkshortja e tij i kishte rrëfyer se 30 vjecari Roland Kacorri e kishte ngacmuar, fakt që nuk është kapërdirë lehtë prej tij. 

Pasi ka marrë një armë zjarri automatik, Azem Uka ka pritur deri sa fqinji i tij ka dalë nga shtëpia dhe menjëhere ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur, ndërsa breshëritë e plumbave lanë të plagosur edhe bashkëshorten e tij. 

Pritet edhe marrja ne pyetje e Urjeta Kacorrit, bashkëshortes së viktimës për të hedhur dritë plotësisht mbi këtë krim të ndodhur një ditë më parë në Lufaj të Mirditës, ndërsa autori i krimit është dërguar në Drejtorinë e Policisë në Lezhë dhe pritet përballja me togat e zeza për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.