Atentat 49-vjçarit, plagoset me 2 plumba në kokë, në gjendje të rëndë

Postuar në 29 Gusht, 2014 06:03

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të ditës së enjte në qytetin e Fierit. Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me dy plumba në kokë.

Burime nga policia e qytetit të Fierit kanë bërë të ditur se i plagosur ka mbetur  Jorgaq Kule, i cili është qëlluar me armë zjarri teksa mbyllte lokalin e tij në lagjen 29 “Nëntori”.

49-vjeçari është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nga hetimet e para autorët qëlluan 3 herë dhe 2 prej plumbave kapën në kokë Jorgaq Kulen.
 
Ende nuk dihen autorët e plagosjes apo shkaqet e ngjarjes ndërsa policia ka marrë në pyetje disa persona.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.