Tiranë, kapet 1 kg heroinë, pranga poseduesit, një tjetër në kërkim

Postuar në 27 Gusht, 2014 07:47

TIRANE - Skuadra e antidrogës së Tiranës zbulon një bazë të shitjes së heroinës me shumicë për shpërndarësit. Operacioni i koduar "Vapa e Gushtit" është zhvilluar në orët e mesditës në afërsi të shkollës Bajram Curri, në njësinë numër 4.

Antidroga sekuestroi 1 kg heroinë të pastër, e cila pas përpunimit trefishohet dhe hidhet në tregun ilegal të narkotikëve. Nëse droga do të dilte në treg, ajo do të kapte çmimin prej 12 milionë lekë të reja.

Skuadra e antidrogës, ka ndërhyrë në momentin e shkëmbimit të heroinës duke vënë në pranga poseduesin e saj. Ndërsa personi që po blinte lëndën narkotike është konfrontuar me policinë dhe ka mundur të largohet.

Sipas burimeve është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e personit që mundi të largohet. Banesa që shërbente si bazë për shpërndarjen e drogës ndodhej në katin e parë të pallatit nunër 4 në rrugën Vangjel Kapo, e cila kishte derë anësore nga pallati me portë më vete me avlli.

Sipas policisë, droga shitej në sasira relativisht të mëdha, 50 gramë, 500 gramë dhe 1 kilogramë. Ndërkohë A1 Report ka mundur të sigurojë edhe foto ekskluzive të heroinës së sekuestruar në operacionin në fjalë policor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.