Përplasen dy automjete në aksin Vlorë-Orikum, 4 të plagosur

Postuar në 26 Gusht, 2014 10:27

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në aksin Vlorë-Orikum km 9, ku një "Volsvagen" passat me targa AA360AD është përplasur me një mjet tip "Benz" me targa VL1766 D.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i "Volsvagen" Leonard Hasani 31 vjec, drejtuesi I bencit Aldrin Ramadani 23 vjec si dhe dy pasagjeret irma Sala 24 vjec dhe ersiola troqe 18 vjec . Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së automjete.
 
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të rrethanave të aksidentit.
  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.