Lushnje, turisti austriak i zhdukur prej 5 ditësh, mister vendodhja

Një 62 vjeçar turist austriak me inicialet E.A rezulton i zhdukur që prej 5 ditësh në qytetin e Lushnjes. Ka qenë një 43 vjeçare shqiptare nga Luzhnja me inicialet E.K, e cila është administratore e një shoqate në Lushnje ku çdo vit vijnë turistë, e cila ka denoncuar zhdukjen e turistit.
Mësohet se 62 vjeçari austriak më datë 16.08.2014 është larguar për në Fier e më pas për në Gjirokaster dhe më pas kanë humbur kontaktet me të.
Sipas informacioneve të marra pranë komisariatit të Lushnjes mësohet se turisti austriak ka bërë autostop dhe është larguar për në drejtim të Vlorës në datën 18 gusht.
Ky është informacioni i fundit për kë shetas dhe nuk dihet ende nëse ai ka arritur në Vlorë ose jo. Gjithhashtu nuk dihet ende se cili është identiteti i personit që e ka marrë në automjet 62 vjeçarin austriak.
Nga ana e saj policia shprehet se po punon për gjetjen e tij.
Add new comment