Abuzime me TVSH-në në Tatime Prokuroria kërkon 23 vite burg.

Postuar në 03 Shtator, 2014 07:06

Përfituan në mënyrë abuzive nga skema e rimbursimit të tatimit me vlerë të shtuar 6 milion euro, prokuroria kërkon 23 vite burg për dy të dyshuarit kryesorë ish-Drejtoreshën e Tatimeve dhe Mirjan Benejan administrator i kompanive të përfshira në skemën e vjedhjes.

Sipas prokurorisë së Tiranës ish drejtoresha Hysi duhet të dënohet me 12 burgim ndërsa administrator Beneja më 11 vite.

Dy të pandehurit, Hysa dhe Beneja, akuzohen për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryer në bashkëpunim; “Fallsifikim të dokumentave” të kryer në bashkëpunim”; ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale”. 

Gjykimi ndaj këtyre dy të pandehurve është zhvilluar me procedurë të shkurtuar.
 
Ndërkohë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë po zhvillohet gjykimi me procedurë normale edhe për 6 bashkëpunëtorët e tyre, 5 prej të cilëve ish-zyrtarë të Tatimeve Tiranë dhe njëri administrator kompanish private fiktive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.