I kërkoi 4500 € ryshfet qytetarit pranga kryekomunarit Bërzhitë.

Postuar në 03 Shtator, 2014 13:11

I kanë kërkuar një qytetari 4500 euro ryshfet për dhënien e lejes së shfrytëzimit të një biznesi, por janë zbuluar nga policia. Pas gati dy muajsh vëzhgim me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë kreun e Komunës Bërzhitë Genc Drita, dhe Shefin e Zyrës së Tatim-Taksave në këtë Komunë Armand Burri.

Në sajë të metodave speciale të zbulimit është bërë i mundur zbulimi i rastit korruptiv, kur Armand Burri, ndërmjetës mes kreut të Komunës dhe qytetarit, i ka marrë këtij të fundit pasditen e sotme shumën prej 4500 eurosh.

Tashmë kreu i komunës Bërzhitë akuzohet për “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”.

Arrestimi i Genc Dritës është rasti i parë i procedimit për korrupsion të zyrtarëve vendore.

Kush është Genc Drita
Në një speciale të përgatitur nga gazeta “Shqiptarja.com” në 23 dhe 24 gusht me listën e 31 kryetarëve të njësive vendore më të mëdha në vend, Genc Drita rezulton si një ndër më të pasurit. Kështu Genc Drita, kryetari i Komunës Bërzhitë ka deklaruar si të ardhura vjetore 57 milionë lekë të vjetra vetëm si qira për një lokal. Veç kësaj, ai mund të konsiderohet edhe më problematiku përsa i përket kredive. Sipas deklaratës së pasurisë ai është në proces gjyqësor përsa i përket dy kredive. Konkretisht ai është në proces gjyqësor për dy shuma si 96 mijë euro dhe 140 milion lekë të vjetra.
 
Genc Drita, i zgjedhur vendor nga Partia Demokratike, në vitin 2008 është paditur nga ILDKP për fshehje të pasurisë.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.