Këshilli i PD, në Tetor zgjidhen anëtarët e rinj...shtohen 40 të tjerë.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:08

 Në javën e parë të muajit tetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtari i Partisë Demokratike ku do të miratohet Këshilli Kombëtar. Burime nga selia blu bënë me dije se mbledhja e Kuvendi Kombëtar do të zgjedh 140 anëtar të Këshillit Kombëtar nga 100 që ka aktualisht. Ndryshimi i numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke u shtuar me 40 vetë do të bëhet përshkak të shtimit të degëve të Partisë Demokratike si edhe të numrit të anëtarësisë. Të paktën ky është argumenti i paraqitur nga kreu i PD-së. Kësisoj ndryshimi i numri të anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të jetë edhe një nga ndryshimet e statutit të Partisë Demokratike pasi në të është e përcaktuar se ky organ përbëhet nga 100 anëtarë.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.