Oficerët: Zyra e Guvernatorit Fullani mobilim sheikësh.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:06

Teksa agjentët e policisë kanë arrestuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, oficerët gjyqësorë kanë kryer një kontroll në zyrën e Fullanit.

Sipas tyre, ata janë përballur me një zyrë të tipit “suitë”, kjo për shkak të dizajnimit imobilar tepër të shtrenjtë. Sipas oficerëve, zyra e Fullanit ngjasonte me një shtëpi Sheikësh. Gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë send që është për interes të hetimit, ndërkohë që nuk janë sekuestruar dokumenta pasi këto të fundit u administruan në dosjen e akuzës qysh prej ditëve të para të fillimit të hetimeve për këtë ngjarje.

Momentalisht ndaj Guvernatorit Ardian Fullani është marrë masa e “arrestit në burg” për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë që bashkë me të është arrestuar dhe shtetësja Elivar Golemi, ndaj të cilës prokuroria ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.