Reagimi i Meksit,Berisha: Përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë.

Një përpjekje të Ramës për të mbuluar diellin me shoshë e cilëson Berisha reagimin e Ermelinda Meksit ndaj ish-kryeministrit i cili e akuzonte se ajo i ka dhënë Parlamentit dosjen me sekretet e institucionin më të lartë financiar në vend.
Ndërkohë që Meksi e ka cilësur si deklaratën e Berishës si fantazi e semurë, ky i fundit përmes rrjetit social shprehet se kjo ka qenë akuza klishe e Ramës dhe e miqve te tij për çdo denoncim timin të skandaleve të mëdha të qeverive socialiste.
“Është fatkeqësi e vërtetë kombëtare që thagmat, skandalet dhe aferat e Ramës dhe qeverisë së tij tejkalojnë çdo fantazi”-shkruan Berisha në ‘Facebook’
Add new comment