Drejtori Juridik i Bankës së Shqipërisë, thiret nga Prokuroria.

Gjatë javës që vjen, mësohet se në prokurorinë e Tiranës pritet të paraqitet dhe drejtori juridik i Bankës së Shqipërisë, Altin Naqe, të cilit i ka mbërritur fletëthirrja për t’u pyetur për shkak të detyrës që mban.
Në fakt, Naqe është paraqitur shpesh në organin e akuzës gjatë këtyre ditëve, ku dhe ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga grupi i hetimit. Sipas akuzës Naqe, do pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Sipas rregulloreve të Këshillit Mbikqyrës Departamenti Juridik i Altin Naqes, kishte për detyrë vetëm të jepte këshilla lidhur me përpilimin nga ana e formës juridike të rregulloreve, urdhërave dhe akteve të tjera ligjore.
Momentalisht e vetmja që nuk është pyetur nga prokuroria e Tiranës, është ish-inspektorja Elivar Golemi,e cila për momentin ndodhet e izoluar në burgun 313 në Tiranë.
Add new comment