Arkiv-Lajme të përditësuara

Policia shkatërron një bazë prostitucioni në Fier

Postuar në 20 Shtator, 2014 05:43

Policia e Fierit ka arrestuar 6 persona mëngjesin e së shtunës, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë dy persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. nSipas burimeve nga policia e Fierit të arrestuarit janë Haxhi Lalaj, F.H, 47 vjeçe, B.Ç, 64 vjeç, E.F, 35 vjeç, M.B, 50 vjeç dhe Xh.D, 60 vjeç. Ndërkohë, Ll.N, dhe B.L, që të dy 69 vjeç, po ndiqen në procedim penal.

Kapet në Milano 49 vjeçari që vrau tre antarët e një familjeje në Blinisht të Lezhës

Postuar në 20 Shtator, 2014 05:29

Kastriot Zhuba, njeriu i cili në 2012 vrau tre antarët e një familjeje në Blinisht të Lezhës është arrestuar në Milano.  Zhuba dyshohet se është autor i vrasjes së Arben Kthellës dhe plagosjes së kushëririt të tij, Mond Kthella mbrëmjen e 18 shtatorit në Milano të Italisë. Burime nga Interpol Tirana informojnë se në bashkëpunim me policinë italine është vënë në pranga 49 vjeçarin Kastriot Zhuba, i cili më 25 shtator të  vitit 2012 ka vrarë me breshëri automatiku fqinjët e tij.

57 vite burgim tre të dyshuarve, groposën 23-vjeçarin

Postuar në 20 Shtator, 2014 05:26

Gjykata e Matit dënoi me 57 vite burg, tre të dyshuar për një krim horror, ku pasi masakruan për vdekje një 23-vjeçar, e groposën në bregun e lumit Mat. Përparim Boja u dënua me 25 vite burg, Luis (Astrit) Boja me 17 vite, ndërsa Fatjon Cani me 15 vite burg. Tre të pandehurit u gjetën fajtorë për akuzën e "vrasjes me paramendim", kryer në bashkëpunim, në dëm të Fatjon Barmetës, në nëntor të 2012-ës. Sipas prokurorisë, dy vëllezërit Boja dhe miku i tyre, Cani, kanë goditur për vdekje me sende të forta viktimën, pasi dyshonin se ai ngacmonte bashkëshorten e të pandehurit Përparim Boja.

Arrestohet Valentin Perlala, goditi me grushte për vdekje një 81-vjeçar

Postuar në 19 Shtator, 2014 13:26

MIRDITE- Një person ka rënë në prangat e policisë së Mirditës, pasi goditi me grushte për vdekje një 81-vjeçar. Pas një debati të çastit për motive të dobëta, Valentin Perlala goditi me grushte 81-vjeçarin me iniciale P.Gj. Por i moshuari nuk mundi të përballojë plagët e shkaktuara nga goditjet, duke humbur jetën në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
 
Pas kësaj, policia e Mirditës ka vënë në pranga shtetasin Valentin Perlala, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Komisioni Shtetëror jep të dhëna për vizitën e Papa Franceskut

Postuar në 19 Shtator, 2014 12:55

TIRANE- Komisioni Shtetëror jep të dhëna për masat e ndërmarra në vend në kuadër të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së programeve të organizuara me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri. Të gjitha institucionet kanë ndërmarrë masat e nevojshme, për të garantuar ecurinë e aktiviteteve të parashikuara. Garantimit të sigurisë nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, i bashkohen edhe masat e marra për lëvizjen e automjeteve, si dhe parkimin e tyre.

Durrës, arrestohet 49-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje

Postuar në 19 Shtator, 2014 11:45

DURRËS - Efektivët e policisë së qytetit bregdetar të Durrësit kanë vënë në pranga një 49-vjeçar për tentativë vrasje. Arrestimi i Besnik Gaxhës ka ardhur pasi ndaj tij Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
 
49-vjeçari Besnik Gaxha akuzohet se më datë 22 maj të këtij viti, rreth orës 22.30, në rrugën “Gjergj Legisi”në kryeqytet, në bashkëpunim me Dëfrim Gaxhën dhe Shpëtim Gaxhën kanë tentuar të vrasin shtetasin me iniciale L.B., duke e plagosur atë në këmbë e krah.

Transportonin kanabis drejt Greqisë, arrestohen 4 persona, 1 në kërkim.

Postuar në 19 Shtator, 2014 04:11

Erjon Xhuvani, 31 vjeç, Kleanth Çepe 22 vjec, Marjos Lama 20 vjec, si dhe F. O. 14 vjeç janë personat e arrestuar nga policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Vlorës në operacionin e koduar “Pirmaida 2014” në malin e Sopotit dhe pikërisht në vendin e quajtur “Bigadhe”.  Gjithashtu është shpallur në kërkim  dhe shtetasi me inicialet B.O.
 

Vjedhja në BSH, Apeli lë në "arrest shtëpie" dy inventarizuesit në thesar

Postuar në 19 Shtator, 2014 04:10

Gjykata e Apelit vendos të mos ndryshojë masën e sigurisë që Gjykata e Tiranës dha ndaj dy inventarizuesve  në departamentin e Emisionit të thesarit të shtetit ku u vodhën 713 milionë lekë.
Mehdi Molla dhe Emiljano Lamce do të qëndrojnë në “arrest shtëpie” ndërsa mbroja kishte kërkuar nga Apeli ndryshimin e masës në “detyrim paraqitjeje”.

Dy inventarizuesit e parave në thesarin e Bankës qendrore akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Torturimi i dy të moshuarave, nipi i dyshuar në vrasje

Postuar në 19 Shtator, 2014 04:08

Më shumë se dy javë nga masakrimi i dy të moshuarave në Durrës, policia e qytetit bergdetar arreston dy persona, mes tyre nipin e njërës prej viktimave, dhe shpall në kërkim një të tretë. Autorët e dyshuar të dy kunatave, Elsa dhe Gjinovefa Vava, 72 dhe 77 vjeç, janë persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Policia arrestoi Velson Elmazin 28 vjec, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë me 4 vjet burgim për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë” si dhe i dënuar për “prodhim, shitje lëndësh narkotike”.

Eksploziv në një banesë në Fushë-Krujë.

Postuar në 19 Shtator, 2014 01:37

Një tjetër shpërthim eksplozivi është dëgjuar në fshatin Larushk, në Fushë-Krujë.
 
Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ndërsa nuk janë ende të qarta rrethanat.
 
Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka të lënduar.
 
Pak ditë më parë Fushë-Krujë automjeti i kryebashkiakut Gjon Bardhi ka shpërthyer me lëndë plasëse eksploziv, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fushë-Kruja është kthyer në “epiqendrën” e shpërthimeve me tritol, ku numërohen rreth 18. 

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara