Transportonin kanabis drejt Greqisë, arrestohen 4 persona, 1 në kërkim.

Erjon Xhuvani, 31 vjeç, Kleanth Çepe 22 vjec, Marjos Lama 20 vjec, si dhe F. O. 14 vjeç janë personat e arrestuar nga policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Vlorës në operacionin e koduar “Pirmaida 2014” në malin e Sopotit dhe pikërisht në vendin e quajtur “Bigadhe”. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe shtetasi me inicialet B.O.
Në këtë operacion janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e llojit “kanabis sativa” e cila ishte ngarkuar në thasë dhe transportohej me kafshë (mushka) në drejtim të kufirit me Greqinë. Gjatë operacionit njëri prej tyre dhe pikërisht shtetasi i shpallur në kërkim ka qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë me armë zjarri, por pa lënduar njeri.
Në vendin e ngjarjes u bë e mundur që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip automatik mod 56 (kallashnikov), 2 kafshë që shërbenin për transportimin e lëndës narkotike, 3 thasë me lëndë narkotike e papresuar e llojit cannabis sativa, gëzhojat e armës me të cilën u qëllua në drejtim të punonjësve të policisë.
Add new comment