Arrestohet Valentin Perlala, goditi me grushte për vdekje një 81-vjeçar

MIRDITE- Një person ka rënë në prangat e policisë së Mirditës, pasi goditi me grushte për vdekje një 81-vjeçar. Pas një debati të çastit për motive të dobëta, Valentin Perlala goditi me grushte 81-vjeçarin me iniciale P.Gj. Por i moshuari nuk mundi të përballojë plagët e shkaktuara nga goditjet, duke humbur jetën në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Pas kësaj, policia e Mirditës ka vënë në pranga shtetasin Valentin Perlala, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Add new comment