Arkiv-Lajme të përditësuara
Papa te Katedralja e “Shën Palit” Mban lutjen e Mbramënores
Pas takimit me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, Papa Francesku ka mbërritur në Katedralen e “Shën Palit” për kremtimin e lutjes së Mbramënores. Në këtë takim morën pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë, e përfaqësues të lëvizjeve laike në vend.
Papa lë sheshin Nënë Tereza, i jep dorën krerëve të vendit
Menjëherë pas përfundimit të Meshës së Shenjtë, e cila u drejtua prej tij përreth dy orë nga altari i ngritur në Sheshin “Nënë Tereza”, Papa Françesku, ka zgjedhur të takojë zyrtarët e lartë të vendit tonë.
Ati i Shenjtë është përshëndetur duke i dhënë dorën, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Ilir Meta, ish-presidentit Bamir Topi, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj si dhe personaliteteve të tjerë që ndoqën Meshën e Shenjtë.
Rama i dhuron Papës "tokën shqiptare", Basha çelësin e Tiranës
Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të vendit pas mbërritjes në vendin tonë, Papa Francesku është nderuar edhe me dy dhurata mjaft të veçanta e simbolike nga Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha.
Ashtu siç kishte publikuar edhe më herët kreu i qeverisë Rama në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, ka zgjedhur ti dhurojë Atit të Shenjtë një kupë dheu prej tokës së shqiptarëve, të cilën Rama ia dhuroi Papës sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit.
Papa në Meshën e Shenjtë: Paqe në shtëpitë, zemrat e kombin tuaj!
Edhe në Meshën e Shenjtë që po mbahet në sheshin “Nënë Tereza” Ati i Shenjtë, përsëriti mesazhin e tij për paqe, mbarësi dhe vëllazërinë të gjithë botën.
Megjithatë, krahas kësaj, Ati i Shenjtë, tha se historia ka treguar edhe persekutime ndaj të gjitha feve, për shkak të besimit të tyre.
Muriqan, ndalohen të jenë në meshë 80 praktikantë të fesë islame nga Mali i Zi
Nuk janë lejuar të kalojnë në doganën e Muriqanit në Shkodër 80 praktikantë të fesë islame të cilët ishin nisur nga Mali i zi për në Tiranë për të marrë pjesë në meshën e mbajtur nga Papa Francesku.
Besimtarët ishin shqiptar që jetojnë në Mal të Zi dhe ishin të gjithë të gjinisë mashkullore.
Ata po lëviznin me mjete private në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt kufirit shqiptar, ndërsa në pikën doganore nuk janë lejuar nga pala shqiptare të kalojnë kufirin.
Reuters: Mrekullia, Papa bashkon politikën për sheshin 'Nënë Tereza'.
Vizita e Papës në Shqipëri vjen si një bekim për vendin tonë. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se ende para mbërritjes së Atit të Shenjtë në Tiranë, tashmë për vendin ka ndodhur mrekullinë e parë: rikonstruktimi i sheshit “Nënë Tereza”.
“Reuters” shkruan se Papa Françesku, ende pa ardhur në Shqipëri, i ka bërë asaj një mrekulli të vogël: Ka nxitur bashkëpunimin ndërmjet forcave politike kundërshtare që të bashkohen për të rikonstruktuar një nga sheshet kryesore të Tiranës, në të cilin Papa do të mbajë Meshën.
Gazetarët e huaj: Shqipëria, një zgjedhje korrekte nga Ati i Shenjtë!
E ndërsa Papa Françesku ka prekur tokën shqiptare, të shumtë janë gazetarët të cilët kanë ardhur për të mbuluar pasqyrimin e vizitës së Atit të Shenjtë në vendin tonë. A1 Reporrt ka intervistuar dy gazetarë italianë, Vania de Luca dhe Antonio Spadaro gazetarë të ‘Rai Neës 24’ , të cilët rrëfejnë eksperiencën e tyre në Shqipëri.
Fjalët e Papës në avion: Bashkëjetesa juaj, shenjë e mirë për gjithë botën
ë pas të gjejë paqen mes diferencimeve fetare. Kjo është një shenjë e bukur për botën, për dialogun, për paqen dhe ekuilibrin në favorizim të qeverisjes.”
Papa Françesku është nisur drejt Shqipërisë duke ju drejtuar aeroportit të Fiumicinos në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, në vizitën e tij të parë në Evropë që nga koha kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike. Në Romë, para se të nisej me avionin e Airbus A321 të Alitalia, Papa Bergoglio ka dashur të përshëndesë personalisht një nga një të gjithë përfaqësuesit e aeroportit dhe të policisë.
Rrugët që bllokohen për vizitën e Papës, ja akset ku mund të lëvizni
Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.
Policia e Shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin, ndërkohë që 2 500 forca policore do të jenë të angazhuara me detyra konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara.
Policia ka bërë të ditur se, do të ketë kontrolle të shtuara policore në të gjitha akset rrugore, si dhe në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet.
Vlorë, kapet skafi që do mbushej me drogë
Një skaf që kishte mbërritur nga Italia i cili dyshohet se do të transportonte drogë nga brigjet e Vlorës drejt vendit fqinj është ndaluar pas ndjekjes nga policia kufitare.
Skafi italian i markës “GRUPPO MARE” është ndaluar në grykëderdhjen e lumit Vjosa,ndërsa skafisti ka mundur të largohet.
Policia ka bërë edhe krehjen e zonës,por nuk ka mundur të gjejë shenja të trafikantëve apo lëndës narkotike që do të transportohej. Dyshohet se skafisti do të priste përreth kësaj zone ardhjen e lëndës narkotike për ta dërguar më pas në drejtim të vendit fqinj.