Papa në Meshën e Shenjtë: Paqe në shtëpitë, zemrat e kombin tuaj!

Postuar në 21 Shtator, 2014 05:26

Edhe në Meshën e Shenjtë që po mbahet në sheshin “Nënë Tereza” Ati i Shenjtë, përsëriti mesazhin e tij për paqe, mbarësi dhe vëllazërinë të gjithë botën.
 
Megjithatë, krahas kësaj, Ati i Shenjtë, tha se historia ka treguar edhe persekutime ndaj të gjitha feve, për shkak të besimit të tyre.
 
Duke ju referuar historisë së vendit tonë, Papa Françesku, tha se Shqipëria ka qenë një tokë martirësh, ku shumë besimtarë e paguan me jëtë besnikërinë e tyre. Ai vlerësoi vendosmërinë e popullit shqiptar, dhe martirëve të vrarë, që siç theksoi ai nuk u përkulën përballë kërcënimeve të regjimit ateist.
 
“Ungjlli i sotëm thërret 72 nxënës të tjerë. Ai erdhi për të sjellë në botë Mbretërinë e Hyjit. Ai dëshiron ta përhapë përmes bashkimit e vëllazërisë. Erdha sot këtu në këtë shesh kushtuar dijes së përvuajtur të këtyre trojeve. Paqe në shtëpitë, zemrat dhe kombin tuaj. Persekutime të egra kundër katolikëve, ortodoksve e myslimanëve. Shqipëria ka qenë tokë martirësh. Shumë besimtarë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve por vijuan udhën e filluar.” u shpreh Papa Françesku

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.