Fjalët e Papës në avion: Bashkëjetesa juaj, shenjë e mirë për gjithë botën

ë pas të gjejë paqen mes diferencimeve fetare. Kjo është një shenjë e bukur për botën, për dialogun, për paqen dhe ekuilibrin në favorizim të qeverisjes.”
Papa Françesku është nisur drejt Shqipërisë duke ju drejtuar aeroportit të Fiumicinos në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, në vizitën e tij të parë në Evropë që nga koha kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike. Në Romë, para se të nisej me avionin e Airbus A321 të Alitalia, Papa Bergoglio ka dashur të përshëndesë personalisht një nga një të gjithë përfaqësuesit e aeroportit dhe të policisë.
Pasi u përshëndet edhe me gazetarët dhe fotoreporterët, të vendosur rreth 100 metra larg avionit, gjithmonë me çantën e tij të zezë në dorën e majtë, papa Françesku hipi në avionin drejt Tiranës .
Add new comment