Rrugët që bllokohen për vizitën e Papës, ja akset ku mund të lëvizni

Postuar në 20 Shtator, 2014 11:13

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.
 
Policia e Shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin, ndërkohë që 2 500 forca policore do të jenë të angazhuara me detyra konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara.
 
Policia ka bërë të ditur se, do të ketë kontrolle të shtuara policore në të gjitha akset rrugore, si dhe në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet.
 
Në zonën ku do të zhvillohet aktivitetet e parashikuara në axhendën e vizitës, masat e sigurisë dhe prezenca e punonjësve të Policisë së Shtetit me uniformë dhe civilë, do të jetë maksimale. Gjithashtu, Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri të plotë për të shoqëruar të gjitha autoambulancat në rastet e emergjencave shëndetësore.
 
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur rrugët në të cilat do ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00-19:00 të datës 21.09.2014.
 
Rrugët ku mjetet nuk do të lejohen të qarkullojnë janë të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshit “Nënë Tereza”, Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshit “Skënderbej”,
përkatësisht:
 
Rruga Ismail Qemali
Rruga Themistokli Gërmenji
Rruga Asim Zeneli
Rruga Dervish Hyka
Rruga Faik Konica
Rruga Skerdilajd Llagami
Rruga Mustafa Matohiti
Rruga Jul Variboba
Rruga Fatmir Haxhiu
Bulevardi Zhan D’Ark
Rruga Avdi Toptani
Rruga Sheshi Sulejman Pasha në drejtim të Sheshit Skënderbej
Rruga e Dibrës – Sheshi Skënderbej
Rruga Urani Pano
Bulevardi Zogu I në drejtim të Sheshit Skënderbej
Rruga Dervish Hatixhe – Bulevardi Zogu I në drejtim të Shehsi Skënderbej
Rruga Parku i Madh- Ibrahim Rugova
Rruga Adem Jashari
Rruga Lidhja e Prizrenit
Rruga Perlat Rexhepi
Rruga Abdyl Frashëri
Rruga Frederik Shopen
Rruga Nikolla Tupe
Rruga Ismail Qemali
Rruga Pjetër Bogdani
Rruga Brigada e VIII
Rruga Bulevardi Bajram Curri tek Kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë
Rruga Myslym Shyri nga kryqëzimi me Rrugën Muhamet Gjollesha
Rruga nga Kryqëzimi i Bankës drejt Sheshit
Rruga e Durrësit nga Sheshi Shqiponja deri tek Muzeu Kombëtar.

Ndërkaq, plani i masave përcakton edhe vendparkimet e mjeteve që do të sjellin pelegrinët. Kështu ata që vijnë nga veriu do ndalojnë pranë 21 dhjetorit nga ku më pas do të parkohen në Unazën e Re.
 
Mjetet nga jugu do të qarkullojnë nga rruga e vjetër Tiranë-Elbasan, do të zbresin pasagjerët te "21 dhjetori" e do të parkohen në Unazë të Re. Autobusët nga Juglindja do të kalojnë në Unazën e Madhe dhe pasagjerët do të zbresin pranë Kopshtit Zoologjik. Pas orës 08:00 nuk do të lejohet asnjë autobus që të hyjë në Tiranë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.