Eksploziv në një banesë në Fushë-Krujë.

Një tjetër shpërthim eksplozivi është dëgjuar në fshatin Larushk, në Fushë-Krujë.
Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ndërsa nuk janë ende të qarta rrethanat.
Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka të lënduar.
Pak ditë më parë Fushë-Krujë automjeti i kryebashkiakut Gjon Bardhi ka shpërthyer me lëndë plasëse eksploziv, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Fushë-Kruja është kthyer në “epiqendrën” e shpërthimeve me tritol, ku numërohen rreth 18.
Add new comment