Transportonin 20 kg kanabis me furgon shkolle, kapen 3 autorët.

Është finalizuar me sukses sot operacioni policor i koduar “Speed”, gjatë së cilit janë sekuestruar 20 kg kanabis janë ndaluar dy automjete, mes të cilëve edhe një furgon shkolle, ndërsa janë arrestuar edhe 3 persona, transportues të saj.
Kështu në pranga të policisë kanë rënë Dritan Barashima, 33 vjeç, banues në Tapizë të Krujës, Imer Brama, 54 vjeç, banues në Boranë të Krujës si dhe Bajram Çangu, 53 vjeç, banues në Nikël.
Sipas policisë arrestimi i tyre vjen si rezultat i një hetimi 1 mujor, ku këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë siguruar sasinë e lëndës narkotike të cilën më pas do t’a tregtonin në tregun e brendshëm Krujë-Durrës.
Forcat blu sqarojnë se arrestimi i tyre është bërë i mundur pranë mbikalimit të Fushë-Krujës, dy automjeteve, njëra fuoristradë Rexton me targa AA710 JB, drejtuar na Bajram Çangu dhe tjetri furgon për transportin e nxënësve me targa TR 8849 D drejtuar nga Dritan Barashima iu është bërë shenjë nga punonjësit e Policisë për ndalim.
Drejtuesi i mjetit fuoristradë nuk i është bindur urdhërit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Ishmit ku edhe është kapur gjatë ndjekjes, ndërkohë që mjeti tjetër është ndaluar në vend.
Në mjetin furgon i cili shoqërohej nga fuoristrada është sekuestruar edhe sasia e lëndës narkotike, e cila dyshohet të jetë siguruar nga kultivimi në zonën e Niklës. Pas arrestimit, policia sekuestroi lëndën narkotike, 2 automjetet e përfshirë në trafikun narkotik, si dhe 6 aparate celularë.
Lidhur me këtë ngjarje u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet iu përcollën Prokurorisë Rrethit Krujë për veprën penale “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”.
Add new comment