Kukës, të përmbyturit nga liqeni i Fierzes kërkojnë dëmshpëblim

KUKES - Rreth 5 mijë familje, tokat e të cilëve janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, kërkojnë dëmshpërblimin për pronat e tyre të cilat prej shumë dekadash gjënden nën ujë.
Ata thonë se çështja e pronave të tyre duhet të zgjidhet, pasi edhe komuniteti Europian i ka kërkuar Qeverisë Shqiptare që këtë cështje ta ketë prioritet.
Duke u nisur nga kjo, përfaqësues të shoqatës së familjeve të tokave të përmbytura, kanë takuar sot Prefektin e Qarkut të Kukësit, Safet Gjici të cilit i kanë kërkuar që qeveria të fusë në rrugën e zgjidhjes këtë cështje, ndërsa ky u fundit i ka premtuar banorëve që ky problem do shkojë drejt zgjidhjes.
"Unë dua një dokument ku pasqyroheni të gjithë, që të jeni të gjithë bashkë dhe të pasqyrohen të gjitha problematikat. Dhe për këto problematika të jeni të sigurte që unë i dërgoj te kryeministri dhe qeverisë, dhe ata më japin përgjigje dhe do ju kthej përgjigje. Kjo është ajo që unë ju jap sot dhe absolutisht kështu do ndodhë", -shprehet Prefekti i Qarkut Kukës, Safet Gjici
Problemi i këtyre pronave u shfaq për herë të parë në vitin 1993, duke detyruar qeverinë e atëhershme të marrë vendim për një zgjidhje të pjesshme, duke shpërngulur nga fshatrat artificiale disa qindra familje dhe duke i mbështetur me kredi.
Add new comment