Angli, trafikimi i qënieve njerëzore Raporti: 25 raste nga Shqipëria.

Trafikimi i qenieve njerëzore drejt Anglisë sa vjen dhe rritet nga viti në vit. Në një raport të fundit i përgatitur nga 50 ekspertë që merren më këtë çështje ka treguar se në Cardiff trafiku i qenieve njerëzor është duke u rritur nga viti në vit, me gratë që shfrytëzohen për prostitucion dhe fëmijët që detyrohen të punojë.
Sipas shifrave që jep raporti, pas Vietnamit dhe Nigerisë në listë është Shqipëria, ku janë regjistruar 25 raste të trafikimit. Nga Vietnami janë zbuluar 96 raste të trafikimit, e ndërsa nga Nigeria 67 raste.
Raporti thekson se numri i fëmijëve në rrezik është dyfishuar. Raporti flet për grupe të organizuara, banda kriminale që merren me trafikimin e qenieve njerëzore drejt Anglisë. Fëmijët punësohen në “fabrika” për të pastruar kanabisin thekson raporti. Sa i përket femrave ato në të shumtat e rasteve përdoren për prostitucion.
Një tjetër problem është dhe vazhdimi i seancave gjyqësore të cilat zgjasin me vite dhe në shumë raste viktimat e dhunuara nuk fshehin tutorët e tyre nga frika.
Add new comment