Tiranë, digjet banesa private dëmtohet lehtë një nga banoret.

Postuar në 09 Shtator, 2014 13:07

Një banesë private është përfshirë nga flakët në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Si pasojë e flakëve është shkrumbuar banesa private ndërsa ka mbetur e lënduar lehtë Vjollca Brahimi e cila në momentin e zjarrit ndodhej në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si dhe policia të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për zjarrin të jetë shkëndija elektrike ose shpërthimi i një bombole gazi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.