Tenton të vetëvritet sërish në burg 25-vjeçari Ziza, i dënuar përjetë.

Ka tentuar sërish vetëvrasjen në burg 25-vjeçari Shpëtim Ziza, autor i vrasjes së 10-vjeçarit Bekim Cenga në Peshkopi në vitin 2007. Ziza ka tentuar të vetëvarët te banjot e burgut të Zaharisë në Krujë
21 vjecari u dënua në vitin 2009 me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe më pas vrasjen e 10-vjeçarit Bekim Cenga.
Sipas vendimit të gjykatës, Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Familja e gjeti 10-vjeçarin 5 ditë më pas me shenja dhune dhe mjekët kanë konkluduar, pas autopsisë, përdhunimin e tij.
Vetë Ziza pranoi krimin dhe ka shpjeguar me detaje mënyrën e dhunimit të fëmijës duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur trupin e 10-vjeçarit.
Add new comment